Nga 16 ndërmarrje publike, vetëm 6 prej tyre kanë operuar me fitim

Ekonomia March 06, 2018 - 13:22

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ka mbajtur mbledhjen, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2015 dhe 2016.

Në pikën për shqyrtimin e raportit të performances së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2015-2016, Adem Ahmetaj analist paraqiti raportet për ndërmarrjet publike.

“Me ardhjen e ministrit Lluka është propozuar që raportet të përgatiten dhe të dërgohen në komision. Jemi fokusuar në tri çështje kryesore, kemi paraqitur perfomancen operative, performancen financiare dhe jemi marr edhe me qeverisjen koperative. Ky raport paraqet performancen e ndërmarrjeve publike, ne jemi fokusuar tek pagat bruto tek të hyrat nga shitja dhe kthimi në pasuri. Ne nuk mund të themi se performanca e ndërmarrjeve publike është e kënaqshme, nga 16 ndërmarrje publike 6 kompani kanë dalë me fitim dhe 10 kanë operuar me humbje.  Dihet që deri me 30 maj kompanitë janë të obliguara të paraqesin pasqyrat financiare. Në sektorin e energjisë, KEK-u ka pas rritje të kogjenerimit të energjisë për 4%”, tha Ahmetaj, raporton Ekonomia Online

Nënkryetari i këtij komisioni, Dardan Sejdiu nga rradhet e Lëvizjes Vetëvendosje tha se raporti që po e trajtojnë nuk ka efekt në performancën e vitit 2017 as 2018.

“Unë e pashë që janë 16 ndërmarrje dhe ju that që raporti flet për ndërmarrje publike. Për performancën financiare, për mua është interesante dhe e kam bërë një krahasim për 2016. Kemi 21 milionë humbje, nëse telekomi do të operonte sipas planit që e ka paraqit për 2016 ky plan do të ishte pozitiv. Unë po të isha në detyrë çfarë e keni ju do të sygjeroja që të bëni krahasime me sektorin privat. Telekomi i Kosovës i ka 58% të tregut të telefonisë mobile. Telekomi gjeneron 31 milion euro humbje”, tha Sejdiu.

Ndërkaq ai diskutoi edhe për korporaten energjetike të KEK-ut ku tha se kjo korporatë nuk është futur në ndërtimin e  termocentralit të ri.

“Në anën tjeter kemi korporatën energjetike e cila raporton fitim 11 milionë euro dhe këtë ndërmarrje nuk e kemi të kyqur në diskutimin e ndërtimit të termocentralt të ri. Ne e anashkalojmë dhe i themi se nuk ke kapacitet”, tha Sejdiu.

Ndërsa Mimoza Kusari, tha se në një llogaritje i bije që në 3-4 vitet e fundit ndërmarrjet publike kanë operuar pa profit.

“Kjo na bjen te pika që se si i kemi menaxhu këto ndërmarrje. Në aspektin e vendimeve profesionale që janë prezantu këto raporte, një element qe bjen në sy është që 10% ka rritje të numrit të puntorëve përkundër që ka rënje të performances dhe fitimit. Në raport me politikat qeverisëse, a ka arsyetim për rritje të numrit të puntorëve”, tha Kusari.

Bilall Sherifi nga Nisma tha se kur shtrohet pytja pse ndërmarrjet publike nuk operojnë njëjtë si ndërmarrjet private është se tek ndërmarrjet publike askush nuk është përgjegjës për ta mbrojtur ndërmarrjen.

“Sikur ta kishim privatizu valën në atë kohë nuk do t’i kishim këto telashe. Ne e dijmë që ndërmrrjet publike janë të mbipopulluara dhe këtë mbipopullim e kanë bërë qeveritë. Nëse cilado qeveri e ndalë këtë mbipopullim do të mjaftojë”, tha Sherifi.