Nënshkruhet marrëveshja për Parkun Inovativ Gjermano-Kosovar

Ekonomia March 05, 2018 - 16:29

Qeveria ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend ditë ishin: Shqyrtimi i Propozim-vendimit për vënien në shfrytëzim për qëllime publike të pronës të identifikuar me numër P-71813068-05290-0, në Prizren për themelimin e një parku Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovare dhe pika e dytë: shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjetevë financiare (1milion euro) për KOSTT për mbulimin e shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike. Të dy keto pika janë aprovuar nga kabineti qeveritar.

Pas kësaj mbledhje është nënshkruar marrëveshja mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Gjermanise në Kosovë Christian Heldt per Parkun Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovare në Prizren, shkruan Zëri.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj ka thënë se për Kosovën ky është një moment i rëndësishëm ekonomik.

"Shprehi kënaqsinë që gjendem sot këtu para jush. Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim për themelimin e parkut të përbashkët Kosovaro-Gjerman, një park dedikuar ekonomisë. Ky park me vendimin e sotit për 99 vjet është filluar një etap e re Kosovë-Gjermani. Që tani flamuri i Gjermanisë qe ka value në baze ushtarake, por tani do të ketë një bashkëpunim në fushën ekonomike. Shprehi vendosmerine tonë që këtij projekti t’i japim mbështetje pa rezerva. Sot nënshkruajmë deklaraten e qëllimeve të përbashketa. Me nënshkrimin fillon praktikimi", ka thënë ai, raporton Zëri.

Ndërsa Ambasadori Christian Heldt e ka cilësuar këtë moment si një bashkëpunim të rëndësishëm ku do të punojnë të dyja vendet.

"Së pari ju falenderoj për këtë vendim të rëndësishem të qeverisë. Është dhënë një bazë që nga kampi i deritanishëm në Prizren për ta transferuar atë. Ka pasur një studim fizibiliteti nga GlZ. Qëllimi është që pas largimit të KFOT-it gjerman ai kamp të jetë për ekonomi dhe mirëqenien e popullatës. Ky është një projekt i mrekullueshem në të cilin kanë mundësi të punojnë dy vendet tona", ka thënë Heldt, transmeton Zeri.info. 

Kryeministri Haradinaj ka sqaruar se ky është ndër projektet më të mëdha që është operuar në Kosovë në bashkëpunim me Gjermanin. Ai tha se ky projekt përfshinë të gjitha fushat ekonomike.

Kurse ambasadori Heldt ka thënë se ky park do të përfshijë shumë ndërmarrje. Ai tha se do të ketë sektorë të IT-së dhe Turizmit dhe të gjitha fushave ekonomike./Zëri