Parlamenti i Studentëve kundër vendimit për zbritjen e bursave në UP

Ekonomia January 05, 2018 - 09:38

Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Prishtinës ka shprehur shqetësimet për uljen e bursave për studentët e dalluar.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinë” më 21 dhjetor kishte marrë vendim që bursat të zbresin në 500 euro.

Parlamenti i Studentëve thotë se, “bursa fillimisht në UP ishte 900 euro, më pas ishte zbritur në 700 kurse me vendimin e fundit në 500 euro. Bursa studentore që ndan UP-ja nuk është bursë sociale, por bursë për studentët e shkëlqyer të Uniteverisetit të cilët janë krenaria e UP-së”.

PS ka bërë kërkesë që kjo pikë të ndryshohet dhe bursa për studentët në vitin akademik 2017/18 të jenë më të larta.

Më poshtë mund ta lexoni kërkesën e Parlamentit studentor.

.

Image