17 kompani investojnë 20 milionë euro

17 kompani investojnë 20 milionë euro

Ekonomia January 27, 2017 - 08:57

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka thënë gazetës “Zëri” se komuna ka hyrë në borxhe 600 mijë euro për ta rregulluar infrastrukturën në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, ndërsa siguron se 17 kompani të ndryshme, të cilave u janë dhënë parcela në këtë zonë, do të nisin të punojnë me përmirësimin e motit. Në mesin e investitorëve, asnjë kompani e huaj

Në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër të Mitrovicës, me gjithë infrastrukturën e rregulluar dhe me gjithë interesimin e shumë kompanive kosovare dhe të huaja për të investuar në Mitrovicë, ende nuk shihet ndonjë investim. Deri më tani vetëm një kompani ka filluar të punojë seriozisht, “Bunjamini” nga Mitrovica, e cila ishte kompania e parë që kishte filluar të ndërtojë fabrikë në këtë zonë, në shtatorin e vitit të kaluar.

Në hapësirën e Zonës së Lirë Ekonomike prej 46 hektarë tokë, 20 kompanive u janë ndarë parcela falas, të cilat deri në fund të vitit që lamë pas ishin zotuar se do të fillojnë të punojnë. Me fillimin e punës së këtyre bizneseve ishte planifikuar që të punësoheshin mbi dymijë mitrovicas, shumica prej të cilëve në këtë vit. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka thënë gazetës “Zëri”, të martën, se komuna ka krijuar kushte dhe klimë ideale për bizneset që dëshirojnë të investojnë në Mitrovicë. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )