
Qyteti i pamposhtur, rrënojat misterioze që sfiduan Aleksandrin e Madh
Termesosi, qyteti i lashtë në malet e Antalias, i njohur si “foleja e shqiponjës”, është vendi që Aleksandri i Madh nuk arriti kurrë ta pushtonte.
Sot, ai mbetet një nga mrekullitë më të fshehura arkeologjike të Mesdheut.I braktisur prej shekujsh, por i ruajtur në heshtje, qyteti ofron tempuj, dhe një teatër mahnitës mbi re.
Në zemër të maleve të Antalias, fshehur mes pyjeve e shkëmbinjve, ndodhet një qytet që koha nuk e mposhti kurrë… Termesosi.
Qyteti që Aleksandri i Madh nuk arriti ta pushtonte, u quajt me të drejtë ‘foleja e shqiponjës’.
Fortifikimet e tij, të ngritura mbi një mijë metra mbi nivelin e detit, sfiduan edhe strategun më të madh të historisë.
Sot, varret e lashta dhe ato monumentale tregojnë lavdinë e dikurshme të populit të lashtë që jetonte në zonat malore në Turqinë e sotme jugperendimore.
Edhe pse vetëm 45 minuta larg nga Antalia, Termesosi mbetet pothuajse i harruar, një thesar arkeologjik i ruajtur në heshtje dhe izolim.
Një qytet që i rezistoi Aleksandrit të Madh sot pret vizitorët që guxojnë të ngjiten në fole e shqiponjës, për të prekur nga afër historinë.” /oranews
