![Shkencëtarët përkthejnë papirusin pas 1900 vjetësh, tregon një çështje gjyqësore të evazionit fiskal në Jude](/uploads/zeri.info/images/2025/January/30/auto_Capture1738246956.jpg)
Shkencëtarët përkthejnë papirusin pas 1900 vjetësh, tregon një çështje gjyqësore të evazionit fiskal në Jude
Për herë të parë në 1900 vjet, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të lexojnë një tekst të lashtë që daton në kulmin e Perandorisë Romake.
Ky tekst historik u shkrua në papirus, një material i ngjashëm me letrën, i bërë nga bimët dhe i gjetur në shkretëtirën e Judesë.
Teksti përbëhet nga 133 rreshta në gjuhën e lashtë greke dhe ka të bëjë me një çështje gjyqësore të “mashtrimit kompleks tatimor” të kryer nga dy hebrenj gjatë gjysmës së parë të shekullit II pas Krishtit.
Në tekst përmendet një nga të pandehurit, i cili “mund të blihet me çmim të lirë” dhe thotë disa fjalë si “dhunë, pengmarrje dhe grabitje”.
Bashkëpunëtori i tij thuhet se ka ” prodhuar monedha të falsifikuara “, megjithatë pjesë të mëdha të papirusit mungojnë ose janë dëmtuar.
“Dokumenti është shumë i dëmtuar në fund”, i tha Daily Mail historiania dr. Anna Dolganoff e Akademisë Austriake të Shkencave. “Megjithatë, ne kemi një pamje të qartë të çështjes penale nga ana e prokurorisë dhe evazioni fiskal është po aq i vjetër sa vetë taksimi në historinë njerëzore”, shtoi ajo.
Sipas studiuesve, ky është rasti juridik më i plotë i periudhës romake në Jude, pas gjyqit të Jezusit. /abcnews