Koloseu i famshëm i Romës vlen 79 miliardë dollarë, sipas një studimi të ri
Koloseu, një monument ikonik i zgjuarsisë dhe madhështisë së Romës së lashtë, është ndër vendet më të vizitura në botë.
Në një raport të botuar të hënën, grupi i konsulentëve financiarë me bazë në Britani të Madhe, ka vlerësuar Koloseun, objektin më përfaqësues të pasurisë kulturore italiane me shumën rreth 77 miliardë euro.
“Kjo vlerë perceptohet nga shumica e italianëve, dhe jo vetëm ata që e vizitojnë atë,” shkruante konsulenca në raport.
Shifra nuk është një përcaktim i kontributit ekonomik të Amfiteatrit Flavian, emri zyrtar i Koloseut, në Romë. Ky numër do të ishte llogaritur duke përdorur faktorë si shitja e biletave, frekuentimi i vizitorëve dhe shpërndarja e përgjithshme e parave të gatshme nga turistët që vijnë në bizneset lokale.
Vlerësimi bazohet në rezultatet e një sondazhi që kërkon nga italianët një shumë financiare që do të bënin për të ruajtur amfiteatrin edhe nëse “nuk e përdorin drejtpërdrejt atë, nuk mund të përfitojnë as në mënyrë indirekte prej tij dhe nuk mund të planifikojnë ndonjë përdorim në të ardhmen për veten apo të tjerët.”
Mesatarisht, romakët ishin të gatshëm të paguanin 59 euro (59,85 dollarë) ndërsa italianët që jetonin jashtë Romës premtuan 57 euro. Më shumë se 90 për qind e totalit të të anketuarve thanë se monumenti duhet të ruhet “në çdo rrethanë”, edhe nëse kjo nënkuptonte pagesa të qytetarëve.
Marco Vulpiani, kreu i vlerësimit tha “Për një pasuri ikonë si Koloseu, është e nevojshme t’i referohemi në fakt një dimensioni vlere që përfshin vlerën e prekshme dhe të paprekshme. Në këtë kuptim, vlera jomateriale e Koloseut mund të jetë më e madhe se vlera e lidhur me përfitimet ekonomike që mund të prodhojë.
Po ky monument kulture kontribuon në rrugë të drejtpërdrejtë në ekonominë italiane. Si vend tërheqës për turistët e vizitorët, përmes biletave të hyrjes sjell çdo vit 1.4 miliardë euro për arkën e shtetit e që zbulon dhe vlerën e tij jo vetëm si aset ekonomik por dhe social.
Koliseu u përfundua në vitin 80 pes, dhe mbetet amfiteatri më i madh në botë. Ai tërhoqi më shumë se 7 milionë vizitorë çdo vit përpara pandemisë dhe kontribuon me rreth 1.39 miliardë euro (afërsisht 1.4 miliardë dollarë) në vit.
Monumenti punëson rreth 42,700 staf me kohë të plotë. /shqip.com