Dita e parë e NATO-s në Kosovë, qytetarët i puthin këmbët ushtarëve nga gëzimi [video]
Dosier
June 12, 2022 - 12:34
Kosova sot po shënon 23-vjetorin e çlirimit prej forcave serbe.
KFOR-i erdhi në Kosovë në qershor të vitit 1999, në kuadër të 78-ditëve të fushatës ajrore të ndërmarrë nga Aleanca në Mars të 1999 për të ndaluar katastrofën humanitare që po ndodhte në atë kohë në Kosovë.
Ardhja e tyre u prit me gëzim nga shqiptarët e Kosovës, të cilët për vite më radhë ishin cak i spastrimit etnik, shkruan Magazina.al
Nga pamjet që kanë dalë prej atyre ditëve, shihen se si qytetarët e pritën KFOR-in në Prishtinë, ndërsa kishte prej atyre që u puthnin këmbët nga gëzimi ushtarëve që sollën çlirimin në Kosovë.