Artikull i rrallë për komandant Drinin kur ishte student, në vitin 1984 [foto-arkiv]

Artikull i rrallë për komandant Drinin kur ishte student, në vitin 1984 [foto-arkiv]

Dosier November 22, 2021 - 09:32

Një nga emrat më të njohur të luftës së UÇK-së është Ekrem Rexha - komandant “Drini”. Ai ishte udhëheqës i luftës në Zonën Operative të Pashtrikut.

Drini ishte një nga më të dëshiruarit e ndërkombëtarëve pas luftës, edhe për shkak të faktit që ai fliste shtatë gjuhë ndërkombëtare, duke spikatur në anglishte, raporton “Zëri”.

Deklarata e Drinit pas çlirimit të Prizrenit dhënë mediave botërore se do të ketë jetë të përbashkët edhe me serbët që nuk kanë bërë krime kishte bërë xhiron e botës.

Mirëpo, jeta e tij nuk ishte e gjatë pas luftës. Ai u vra pranë shtëpisë së tij në Prizren më 8 maj të vitit 2000.

Por Ekrem Rexha si intelektual dhe profil i ekspertit kishte nisur të dallohej herët. Në janar 1984 revista “Zëri i Rinisë” shkruante në Vitrinën Shkencore me hulumtuesit e rinj të Universitetit, me ekonomistët e rinj.

“Ismet Gusia” quhej klubi i ekonomistëve të rinj, që kryetar kishte Ekrem Rexhën. Ai atëbotë thoshte se “Hulumtuesit e rinj punën shkencore e konsiderojnë si diçka të shenjtë, të cilën duhet rrekur me përkushtim të madh dhe me kënaqësi të pashoqe, se vetëm në këtë mënyrë depërtohet në poret e shkencës, në misteret, të cilat ende sot e kësaj dite sillen vërdallë në kokat tona”.

Ai tregonte se si ky klub kishte bërë disa aksione me studime dhe hulumtime në Deçan dhe Pejë për organizatat ekonomike atje.

Më poshtë po jua përcjellim artikullin origjinal të “Zërit”:

Image