Familja nga Kukësi që strehoi gjatë luftës rreth 50 persona nga Kosova
Dosier
February 27, 2021 - 11:36
Këtë vit mbushen 22 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës ku rreth një milion ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës 1998-1999.
Forcat serbe, kishin dëbuar popullin e Kosovës me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa vala më e madhe e refugjatëve ishte në Shqipëri.
E shqiptarët atje, ishin mjaft mikpritës me kosovarët që po iknin nga lufta, duke i hapur edhe shtëpitë e tyre e duke ndarë gjithçka bashkë.