Misteri në kishën shqiptare: Si u paralizuan ushtarët që shkuan ta shembnin atë?
Kisha e Lajçit në Shqipëri ka një mister brenda historisë së saj, ku jo rrallëherë është komentuar edhe nga studius të huaj. Kjo kishë për herë të parë është shembur në vitin 1967, atëherë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar, dhe gjithçka nisi atëherë kur banorët filluan të flasin për diçka të pazakontë rreth saj,si dhe mënyra se si u paralizuan ushtarët që shëmbën atë dhe kurimi disa mujor jashtë Shqipërisë, shkruan Gazeta Metro.
Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shna Ndout”. Për herë të parë, shembja kishte ndodhur në vitin 1967, atëherë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar.
Megjithëse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.
Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti i kohës për kurim në Austri, për gjashtë muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Të gjithë mbetën me pasoja, duke u ngritur në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm dhe u vesh me mister.
Historia u përhap shpejt në Laç, duke u treguar si diçka mistike. Pushteti i asaj kohe tha se fajin për ngjarjen e pazakontë e kishte ushqimi, si pasojë i një helmimi, po ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht. Historia është ende e veshur me mister sot e kësaj dite.