Profesori i njohur publikon kartolinën rrallë të realizuar në vitin 1920 në Prizren

Profesori i njohur publikon kartolinën rrallë të realizuar në vitin 1920 në Prizren

Dosier November 08, 2019 - 14:30
detajet

Profesori i medieve në Universitetin Agder në Norvegjisë, Kenneth Andersen, ka publikuar një fotografi të rrallë që është realizuar në Kosovë gjatë vitit 1920, shkruan “Zëri.info”.

Kjo fotografi është realizuar në formë të kartolinës në një studio të fotografive në Prizren. Në këtë fotografi shihet një burrë dhe një grua duke pirë kafe dhe cigare. Kjo fotografi e vjetër e realizuar në qytetin e bukur të Prizrenit i la mbresa profesorit norvegjez, e i cili nuk hezitoi që atë ta ndaj me ndjekësit e tij në rrjetin social “Twitter”.

“E dua këtë kartolinë. Kjo fotografi është shkrepur dhe printuar në një studioi të fotografive në Prizren, më gjasë rreth vitit 1920. Vini re kafen dhe cigaren”, ka shkruar ai krahas fotografisë. /ZËRI