Lokali i famshëm ku Presidenti Rugova e pinte kafen e mëngjesit

Lokali i famshëm ku Presidenti Rugova e pinte kafen e mëngjesit

Dosier November 03, 2019 - 16:03
Detajet

Presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e shqiptarëve, nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur, shkruan Gazeta Metro.

‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë espresso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Edita’ që gjendet ende në qendren tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë.

Tavolina e tij, ende mbetet e njejta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.

Ibrahim Rugovës nuk i pelqente ‘whiskey’ ashtu siç është krijuar miti për të. Pija e tij e preferuar ishte vera e kuqe, të cilën e pinte me ritëm të ngadaltë dhe vazhdimisht.

Pinte edhe ‘whiskey’ ndonjëherë, por kur i përket preferencës së tij personale, e para në listë për të ishte vera.