Foto e rrallë e Agim Ramadanit, në vitin 1998

Foto e rrallë e Agim Ramadanit, në vitin 1998

Dosier October 28, 2019 - 15:21
Lexoni detajet

Faqaja “Kosharja Altari i Lirisë” ka publikuar një fotografi të rrallë të heroit Agim Ramadani, në vendin e quajtur Sulbicë, në vitin 1998.

Bashkë me heroin Agim Ramadani, në foto janë edhe Xhafer Gashi, sot kryetar i Obiliqit dhe një luftëtar tjetër.

Agim Ramadai është një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës.

Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jeton in dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.

Image