Foto e rrallë e vitit 1909 në Mitrovicë ku shihen shqiptarë që zihen mes vete

Foto e rrallë e vitit 1909 në Mitrovicë ku shihen shqiptarë që zihen mes vete

Dosier tetor 16, 2019 - 08:22
Detajet

Një foto e rrallë e publikuar nga Gabriel Louis i takon vitit 1909 dhe është realizuar në qytetin e Mitrovicës.

Atë e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdullah Klinaku, ish drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë.

Në foto shihet një pamje e shqiptarëve që zihen mes vete e që sipas Klinakut shpërfaq histori dhimbje të shqiptarëve në hakmarrje dhe gjakmarrje.

Postimi i plotë i Klinakut:

Kjo foto e vitit 1909, e publikuar nga Gabriel Louis, është pamje e disa shqiptarëve në Mitrovicë që zihen e rrihen midis vete.

E ai që dhemb më së shumti është vuajtja e këtij djaloshi i cili përpëlitet për ta mbrojtur e ruajtur prindin e tij!

Histori dhimbje e shqiptarëve është hakmarrja e gjakmarrja!