Momenti kur trupat serbe largohen të turpëruar nga Kosova

Momenti kur trupat serbe largohen të turpëruar nga Kosova

Dosier June 11, 2019 - 11:19
Lexoni detajet

Sot janë mbushur 20 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

Në një video nga arkivi i agjencisë britanike të lajmeve Associated Press shihet se si trupat jugosllave largohen nga Kosova.

Me automjete të blinduara, tanke dhe autobusë, shumica e forcave serbe po largoheshin nga Kosova duke lënë pas një shkatërrim të madh dhe mijëra viktima. Me ta u larguan edhe një pjesë e madhe e civilëve serbë.

Tërheqja filloi në ditën kur hyri në fuqi marrëveshja e nënshkruar më 9 qershor 1999 në Kumanovë në mes forcave të NATO-s dhe ushtrisë së atëhershme jugosllave.

Atë e nënshkruan Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.Sulmet, që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Ëesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar diktatorin Sllobodan Millosheviq të fillonte tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.