20 vjet nga rënia heroike e Daut Dervishit!

20 vjet nga rënia heroike e Daut Dervishit!

Dosier April 10, 2019 - 18:05
Lexo tjera detaje

Me datë 12 prill 2019, bëhen 20 vite prej kur është vrarë veprimtari i hershëm i Lëvizjes Kombëtare, ish i burgosuri politik i viteve të 70-ta, Daut Dervishi.

Daut Dervishi ka dhenë nga vetja shumë për të mbrojtur vendin e tij, ra dëshmor me 12 prill të vitit 1999 si luftëtar i brigadës ‘112”.

Nga familja e Daut Dervishti për lirinë e atdheut ka rënë edhe motra e tij Sala Jashari në Prekaz.

Daut Dervishi përveç luftës për lirinë e Kosovës ka kontribuar po ashtu në kundërshtimin e sistemit jugosllav, shkruan “Zëri.info”.

Me 5 tetor të vitit 2018, Daut Dervishi është dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me urdhrin “Hero i Kosovës” për trimëri dhe sakrificë në lirinë e Kosovës.

Lexojeni biografinë e tij:

Image

Daut Sheremet Dervishi (20.11.1946 – 12.04.1999)

Daut Dervishi lindi në fshatin Kopiliç i Epërm, komuna e Skenderajt, më 20 nëntor 1946, në një familje atdhetare. Dera e kësaj familje ishte konaku i ilegales së hershme e cila po ngritej kunder Jugosllavisë. Dauti u lind nga Babai Shermeti dhe Nënë Isma. Ishte fëmija i dytë pas Sala Dervishit me të cilën gjatë moshës fëmijërore u rriten se bashku me virtyte të larta kombëtare, duke mos u pajtuar dhe duke kundërshtuar gjithmonë sistemin e atëhershëm jugosllav. Ai ka qenë veprimtar i hershëm i lëvizjes kombëtare, ish i burgosur politik në fillim të viteve ’70. Më pas pjesë e celulave të para të UÇK-së, në vitet ’90, kur ajo vepronte jo publikisht. Dauti e ka ndihmuar shumë grupin e Prekazit. Motra e tij, ishte gruaja e Hamit Jasharit, nëna e luftetarëve të orëve te para, Sahit e Musa Jashari. Të dy, motër e vëlla, kontribuuan deri në sakrificë për liri, derisa edhe ranë dëshmor për këtë tokë.

mësimet e para i mori në shkollën tetëvjeçare “Liria ” në vendlindje, dhe pas përfundimit të shkollimit për shkak të gjendjes e rëndë ekonomike, detyrohet të marrë rrugën e mërgimit, për të punuar në Kroaci e Slloveni për ta ndihmuar familjen .Pas kthimit nga Sllovenia, në vitin 1969 Shërbimi Jugosllav i shkon në shtëpi dhe detyrimisht merret për kryerje të shërbimit ushtarak dhe e dërgon në Tuzëll të Bosnjës. Gjatë kohës së shërbimit ushtarak, Dauti me krenari tregonte për prejardhjen e tij shqiptare, tregonte për gjyshërit si dhe rezistencën shqiptare ndër shekuj, si dhe gjithnjë ishte në mbrojtje të çështjes kombëtare, dhe kjo nuk u pëlqente serbëve që ishin në shërbim ushtarak. Ushtareve serb, asnjëherë nuk ju kishte pëlqyer qasja e Dautit i cili gjithnjë thoshte se ne jemi ne tokën tonë, dhe se askush nuk ka të drejtë të vendos mbi fatin tonë, se edhe Kosova duhet të ketë të drejtën mbi ushtrinë dhe udhëheqësin e saj Shqiptare. Derisa një ditë një ushtar serb (nga Peja) e kundërshton ashpër duke i thënë se ju asnjëherë nuk do te keni as ushtri dhe asnjë te drejt mbi Kosovën dhe se ajo pjesë nuk do te jetë asnjëherë e juaja, dhe për ketë ju e dini shume mire se sa herë që dikush nga ju ka tentuar te dal kundër Serbisë, ata kanë marrë përgjigjen e qartë nga sistemi jugosllav...Dauti nuk kishte mundur ti përballoj fyerjet dhe sulmet ndaj tij dhe pretendimet e ushtarëve serb se gjithmonë Shqiptarët do te jenë të gjunjëzuar dhe do te bëjnë ashtu siç thonë serbet...Në një moment ne vetëmbrojtje me një objekt te mprehtë e sulmon serbin të cilin e plagosë. Menjëherë ndaj tij fillojnë akuzat si ushtar shqiptar i pa disiplinuar, nxitës dhe kundërshtare i Jugosllavisë . Gjyqi Ushtarak fillon hetimet dhe Dautin e fusin në listën e ushtarëve të pa disiplinuar për “ urrejtje dhe kundërshtim” të sistemit Jugosllav të atëhershëm . Pas 6 muajve që kishte ndodhur rasti, Dautit i vie njoftimi nga familja se i kishte vdekur babai . Pas kërkesës qe i bëri komandës ushtarake për lirim, që të marrë pjesë në varrimin e babait, ushtria Jugosllave nuk e liron me arsyetimin se Dauti është ne kryerje te shërbimit dhe po ta lirojmë të marr pjes ne varrim ai nuk do te kthehet më për të vazhduar shërbimin ushtarak. Gjithmonë nën vëzhgim dhe në maltretime të vazhdueshme psikike, Dauti pas shumë peripecive disi arrin ta kryej shërbimin ushtarak dhe në maj te vitit 1971 kthehet në shtëpi afër familjes me kërkese qe mos te largohet nga shtëpia .Me të ardhur në shtëpi, i vije thirrja nga Gjykata Ushtarake RFSJ-së, ku edhe duhet të paraqitet në Gjyqin Ushtarak në Tuzëll të Bosnje Hercegovinës, me akuzën për sulm fizik dhe plagosje të ushtarit serb nga Peja, ku edhe dënohet me 6 muaj burg, dhe detyrohet që burgun ta mbajë në Smrekovnicë të Mitrovicës.

Dauti,tashme ishte i vendosur qe ky sistem diktatorial duhej rrënuar dhe atë ne çdo formë. Dauti, i rritur në një familje e cila ishte halë në sy nga sistemi i atëhershëm, dhe nga dhuna qe behej ndaj shqiptareve ishte motivuar dhe i ishte kthyer pasionit për arme. Dauti, kishte një qëllim dhe vizion, se një ditë do te vijë koha kur pushka do kërcas ndaj armikut, e për ketë ai kishte filluar qe vet te rregullonte armë. Më punën e tij me dekada, dëshmori Daut Dervishi, kishte arrite që të rregulloj disa arme artizanale nga vetë dora e tij, të cilat do te përdoren me vonë. Gjatë jetës së tij kishte dhënë kontributin e tij edhe në pjesëmarrje të protestave të e vitit 1981 dhe vitet 90 të cilat po organizoheshin kundër sistemit Jugosllav .

Në vitet e 90-ta, Dauti u vu në kontakt me grupin e hershem te ilegales së UÇK-së , fillimisht me Grupin e Prekazit, duke ju ndihmuar në aspektin logjistik, pastaj ne organizimin për mbrojtje e veçanërisht në rregullimin e armëve. Dauti, informonte grupin edhe për lëvizjet e forcave serbe . Dauti së bashku me motrën e tij, Salen bashkërisht me vite të tëra bën roje në kullën e Hamit Jasharit. Ata kishin koordinuar edhe pjesën logjistike, sidomos në furnizim, të grupit ilegal me medikamente, si dhe transportim të armëve dhe rregullim e tyre. Dauti, ishte pajisur me armë të cilën ja kishte dhënë Sahit Jashari, e për te cilën ishin ne dijeni vetëm Ademi e Hamza, sepse të jesh pjesë e një organizimin te tillë të fshehtë, kunder jugosllavis në ate kohë, dhe të zbuloheshe, ishte shumë e rëndë dhe me pasoja për të dhe familjen. Dauti dhe familja e tij dhanë kontribut edhe në strehimin e pjesëtarëve te grupit të Prekazit, si Sahit Jasharit ,Musa Jasharit dhe tjerët. Shtepia e Dautit tashme ishte një pikë apo dera e hapur dhe me e sigurta për nipat e ilegales nga Prekazi . Që nga viti 91 deri ne 1998, Dauti kohen me te madhe po e qonte duke qëndruar në Prekaz, në shtëpinë e Hamit dhe Sala Sheremet Jasharit, ku me vite të tëra kishte bërë roje së bashku me motrën Salen dhe dhëndrin Hamitin. Ai po ju qëndronte afër nipave dhe motrës, po qëndronte aty vetëm më një qëllim që të bëjë roje dhe mbroj pragun e shtëpisë së motrës, së bashku me nipat dhe shokët e tyre .Aty pritej ti tregohej sistemit Jugosllav se Shqiptaret janë gjallë, e të fortë, dhe te gatshëm që me dhënë jetën për vendin dhe lirinë e saj.

Ditët dhe vitet po shkonin, e Dauti dekadën e viteve te 90 –ta po e kalonte pothuaj të tërën ne Prekaz, larg familjes, aty ku po bëhej kthesa e madhe historike. Në Prekaz ,aty ku të zënë errësira ne qetësi e ku mëngjeset mund te fillonin te rrethuar dhe me krisma topash e armesh . Aty, ne Prekaz po errësohej nata e po vinte mëngjesi e motër e vëlla, të zgjuar duke kuvenduar se bashku po prisnin ditën kur bashkë do te luftonin për Lirinë e vendit .

Kalonin shumë ditë e shumë net, në kullën e Hamit e Sala Jasharit , tashmë po prisnin për te vdekur per Liri , Hamit jashari ,Sala Jashari se bashku me vëllain Dautin me djemtë Sahitin e Musen, e me shokët e tyre Muj Krasniqin ,Rasim Kiqinen ,Raxhep Selimin, Jahir Demaku , Jahir Hajdari Sabit Lladrofci, Muharrem Xhemajli ,Isa Xhemajli ,Daut Xhemajli ,Valdet Xhemajli , Imer Xhemajli ,Hamide Xhemajli, Valdet Jashari, Qerim me familje ,Sadiku me Familje. Aty po prisnin edhe vëlla e motër Fatime Bazaj me vëllain Smajl Bazaj. Të gjithë këta po prisnin te vendosur ditën kur Jugosllavia do sulmonte Prekazin.

Ishte 4 marsi i 1998, dhe Dauti ishte bërë një kohë e gjatë që nuk kishte shkuar ne shtëpi, ai po qëndronte në kullën e Hamit e Sala Jasharit, duke pritur lajme për Musen i cili me shokët e tij ishte plagosur tek 6 lisat e Likoshanit, në betejën e Likoshanit dhe Çirezit . Dauti shkon për ta vizituar Musen ne Likoc dhe nga aty kthehet tek shtëpia për të vizituar familjen e tij .

Me 5 mars 1998 ishte një mëngjes i ftohët. Dauti ishte bërë gati për të marrë rrugën për Prekaz. Ishte ora 5:30, filluan te dëgjoheshin krisma dhe Dauti mori armen për tu nisur për në Prekaz. Ai kishte mbetur tërë ditën në fshatin Llaushë, duke u munduar të futet në Prekaz, mirëpo ishte e pamundur, sepse forcat serbe kishin vendosur një rreth të gjerë ku përmes snapjeristëve dhe artilerisë nuk lejonin qe askush të futej në Prekaz .

bënë 3 ditë luftë. Dauti nuk mundi te hyjë në Prekaz. I zemëruar dhe i pikëlluar, që momentin qe po e priste me vite nuk ishte aty pranë motrës. Dauti kishte arritur për ti parë kufomat pasi kishin hyrë edhe gazetaret e huaj. Po shikonte me rend të gjithë ata më të cilët qendroj shumë kohë në Prekaz, Bacen Shaban , Hamitin ,Hamzen , Ademin. Po shikonte me lot ne sy fëmijët Kushtrimin, Fitimin,Igballin ... me të gjithë kishte kaluar afro 10 vite bashkë në Prekaz . Dauti po vazhdonte te kërkonte motrën Salen por nuk po e gjente dot. Me sy të mbushur plot lot po kërkonte por s’ po e gjente. Sala Jashari u gjend e vrarë ne shtëpi nga disa ushtarë te cilët po kërkonin policet serb te cilët ishin te vdekur brenda ne shtëpi, e po aty pran tyre gjendet edhe trupi i vdekur i Sala Jasharit . Dauti kishte premtuar se do te marr hak dhe luftën nuk do e ndal deri ne vdekje .

“Gjithe ato vite qëndrova në atë shtëpi vetëm e vetëm qe te isha aty kur te sulmonin serbet, çdo ditë në pritje te sulmit dhe prape nuk pata fatin te isha aty ,balle për balle me okupatorin serb e në krahët e motrës sime ..” i kishte thënë Dauti nipit, Musa Jashari.

Pas luftës titanike te familjes Jashari dhe rënies së tyre dhe të Komandantit Legjendar , organizimi dhe lufta për çlirimin e vendit duhej përhapur në tërë vendin. Dauti u rikthye që ta vazhdonte luftën e tij në realizimin e amanetit te motrës dhe Jasharajve, qe luftën ta vazhdojnë deri në Liri . Dauti do të bëj organizimin ne vendlindje ne mbrojtje te fshatit, dhe kështu lufta e nisur në Prekaz të përhapej gjithandej Kosovës . Dauti tashmë po shërbente ne vendlindjen e ti në Zonen Operative të Drenicës, në brigadën 112 Arben Haliti, deri në mëngjesin e hershëm e 11 prillit 1999, mëngjes ky i cili Dautin e zë në balle të fshatit për të filluar betejën me forcat Serbe të cilat tashme kishin përgatitur sulmin mbi familjet civile për ti zënë në gjumë. Mirëpo, në ora 6: 30 mëngjesit forcat serbe hasin në rezistencën e parë mbi fshat, në vendin “Gurina”. Dauti filloj luftën e afërt i vetëm përball forcave serbe, dhe gjatë luftimit që po bëhej mbi fshat, për moslejimin e forcave serbe të hyjnë në fshat, popullata civile arrijnë të largohen kurse Dauti goditet nga plumbi dhe merr plagë të rënda në gjoks, me çka detyrohet të tërhiqet në brendi të fshatit , dhe pas 24 orëve nga plagët e rënda bie dëshmor me 12 prill 1999 në fshatin e tij e lindjes, në Kopiliq te Epërm .Si rezultat i kësaj beteje të afërt në hyrje të fshatit, ai arriti t’i ndal forcat dhe popullata civile arriti të largohej nga fshati.

Dauti fillimisht ishte i vendosur ne Prekaz ne shtepinë e Hamit e Sala Jasharit, që nga vitet 90, kur pakkush e dinte qe ekzistonte grupi ilegal nga Prekazi. Aty qëndroj deri ne vitin 1998 .

Ai mori pjesë në aksionin e UÇK-së në Rezall të Re, si dhe ishte i vendosur në mbrojte të familjes dhe fshatit. Dauti ishte ne kontakt me nipat Sahitin dhe Musen . Sahiti e kishte furnizuar me municion dhe bomba ne Likoc .

Në fshatin e tij të lindjes ishte një aktivist i dalluar ,prijës dhe iniciues i shume organizimeve që bëheshin per qeshtjen kombetare si dhe çeshtje humanitare.

Dauti kishte si pasion armët , ku me punën e tij kishte arritur ti rregulloj disa sosh, të cilat u përdoren ne luftën e UÇK-së. Nje prej tyre te cilën edhe e ka përdorur ekziston edhe sot si dëshmi.

Dauti varroset në fshatin e tij e lindjes nga bashkëluftëtarët dhe banorët tjerë gjatë natës se 12 prillit 1999 .

Për dëshmorin është shkruar në librin “Tringa e Prekazit” dhe në librin “Krismat e Prekazit” si dhe ne librin –monografi “Fenikset e Lirisë “ .

Nga Trupat Mbrojtëse te Kosovës është organizuar edhe përvjetor me rastin e rënies

Pas vdekjes, Dëshmori është nderuar me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës ,Komuna e Skenderajt ,Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës .

Është dekoruar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me Urdhrin “ Hero i Kosovës” Për Trimëri dhe Sakrificë për Lirinë e Kosovës Me 5 tetor 2018

Në shenjë nderimi për mbrojte të fshatit , banorët kanë vendosur që rrugës në të cilën ka rënë dëshmor t’i vihet emri Daut Sh.Dervishi.

Dauti la pas gruan Hanifen (e cila dha kontribut të çmueshëm gjatë kohës sa Dauti kontribuonte për Lirinë e vendit)dhe 6 fëmijë :Meriten,Arditen,Xhevatin ,Nexhatin,Petritin dhe Arbeniten.

Kjo familje kontribuoj për lirinë e vendit së bashku me Familjen e Hamit dhe Sala Jasharit si dhe nipat Jashar Jashari, Sahit Jashari e Musa Jashari .

Për lirinë e vendit nga kjo familje ranë dëshmor motër e vëlla; Sala Sheremet Jashari e cila ra dëshmore në Prekaz me 7 mars 1998 si dhe Daut Sheremet Dervishi me 12 prill 1999. Gjithashtu nga lufta mbeti i plagosur edhe vëllai Xhemajli si dhe nipat Sahit Jashari e Musa Jashari .

Kontributi i kësaj familje vazhdoj deri në Çlirim duke ju bashkangjitur radhëve të UÇK-së edhe anëtarët tjerë të familjes së Dëshmorit Daut Dervishi .

Më datë 24 korrik 2018 me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës trupi i Dëshmorit Daut Dervishi është rivarrosur me nderime ushtarake nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.