Rrëfimi emocionues i grave të Krushës disa ditë pasi serbët masakruan burrat e fshatit (Video)

Rrëfimi emocionues i grave të Krushës disa ditë pasi serbët masakruan burrat e fshatit (Video)

Dosier March 26, 2019 - 19:44
Lexo tjera detaje

Vetëm pak orë pasi NATO filloi bombardimet, Serbët kishin filluar të hakmerren në popullësinë civile në gjithë Kosovën, e shenjestër e kësaj hakmarrje ishte edhe Krusha e Rahovecit.

Më 25,26 dhe 27 mars, në fshatin Krushë, ushtria serbe kishe ndërmarrë një aksion mizor duke marrë nga shtëpitë e tyre burrat dhe të rinje fshatit dhe më pas për t’i ekzekutuar.

Në rrëfimet e atyre ditëve, gratë të cilat kishin mbetur vetëm më fëmijë në fshat, kanë rrëfyer për mediat e huaja se si u vranë nga fqinjët e tyre serbë me të cilët kishin jetuar bashkë, transmeton Magazina.al

Gratë e fshatit rrëfejnë se si fqinjët e tyre serbë u kishin thënë që mos të largohen nga shtëpitë pasi ata do të jenë mbrojte për ta, por kur fshati u mbush me ushtrinë serbe, ishin po ata fqinjë që u hynë nëpër shtëpi dhe morën burrat dhe të rinjët shqiptarë për ti ekzekutuar më vonë.

20 vite më parë, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona.