Fjalimi i Bill Clintonit për vrasjet në Kosovë pak para bombardimeve të NATO-s

Fjalimi i Bill Clintonit për vrasjet në Kosovë pak para bombardimeve të NATO-s

Dosier March 23, 2019 - 19:17
Lexoni detajet

"Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë..."

Në ditën kur fushata e famshme e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe që po kryenin gjenocid në Kosovë, ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton u kishte shpjegonte amerikanëve pse kjo fushatë ishte e domosdoshme. Në një fjalim që tani gjendet online, më 24 mars të vitit 1999, Clintoni kishte thënë se brutaliteti serb ndaj kosovarëve nuk po ndalej.

“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, kishte thënë ai.

Ai kishte shpjeguar për audiencë botërore se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.

“Për vite me rradhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre…kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”,kishte shtuar Clinton.

Më poshtë gjeni videon e plotë të këtij fjalimi: