20 vjet nga masakra e Reçakut, askush nuk u dënua

Dosier January 14, 2019 - 23:19
Lexo Detajet

Bora ka mbuluar gjithçka këtu në Kodrën e Bebushit. Asnjë shenjë që tregon për ngjarjen që ndryshoi historinë e Kosovës, nuk duket në në këtë vendi përmbi fshatin Recak të Shtimës.

Por asgjë nuk mund ta fsheh atë se çfarë ka ndodhur para 20 vitesh në një ndër masakrat me të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Edhe rruga deri tek vendi i masakrës ku u vranë 45 persona është e mundimshme; sikur që janë edhe përjetimet e atyre që humbën të dashurit e tyre me 15 janar 1999.

Bajram Hajrizi vie shpesh në kompleksin ku është varrosur vëllai i tij i madh, Bujari, atë botë 19 vjeçar.

Bajrami që me profesion është historian, thotë se është i zhgënjyer me mungesën e drejtësisë për këtë krim të forcave serbe.

Ai thotë se një ditë do të shkruaj një libër për këtë masakër.

Por, Bajrami ka edhe një dëshirë tjetër.

Të freskëta kujtimet i ka edhe Shefqet Beqiri, që humbi djalin në këtë ngjarje që bëri jehonë në botë.

Hamit Hajrizi, para 20 vitesh ishte në Zvicër kur mori vesh lajmin për vrasjen e të vëllait.

Këtë masakër, që tronditi edhe opinionin ndërkombëtar, ambasadori Viliam Wolkerit, i cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit. 

Sa herë vie kjo ditë, Wolker viziton Reçakun.

Por edhe kur mungon me 15 janar, prezenca e tij është e përhershme në këtë vend ku prehen 45 të vrarët në Masakren e Reçakut