Koha kur UÇK zuri rob ushtarët serb

Koha kur UÇK zuri rob ushtarët serb

Dosier janar 06, 2019 - 09:16
Lexo detajet

Zona Operative e Shalës e UÇK-së, më 6 janar të vitit 1999, kishin zë rob tetë ushtarë serb të cilët më 13 janar zëvendësohen më nëntë ushtarë të UÇK-së.

Në një video të publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serb të cilën u zunë rob në vitin 1999 në fshatin Bare të Shalës së Bajgores nga ushtarët e UÇK-së. 

Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili me një anglishte të çalë tregon që trajtimi i tyre është krejtësisht normal. Ai thotë se ata as nuk u rrahën, apo sulmuan nga ushtarët e UÇK-së.         

Sipas tij, ushtarëve serb të zënë rob u është dhënë edhe ushqim si dhe veshmbathje.Përndryshe, ushtarët u morën peng pas luftimeve në territorin e mbajtur nga UÇK-ja në veri të Prishtinës.