17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit

Dosier shtator 11, 2018 - 08:17
Lexoni më shumë detaje

Sot janë bërë 17 vjet nga kryerja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më 11 shtator të vitit 2001, u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me aeroplan të rrëmbyer nga terrorist u shembën kullat binjake në New York dhe u sulmua Pentagoni, ku humbën jetën më shumë se tre mijë qytetarë.

Përgjegjës për sulmin ishte organizata terroriste Al Qaeda, e cila vepronte kryesisht në Afganistan.

Pas këtij sulmi, SHBA-të dhe aleatët e saj, sulmuan trupat terroriste të Al Qaedas në Afganistan për t’i dhënë botës një jetë më të sigurt, ndërsa pas disa viteve, trupat amerikane vranë edhe liderin terrorist Bin Laden, i cili ishte strehuar në Pakistan me familjen e tij.