Kështu mbahej kuvendi i 'Syrit të popullit'

Dosier March 15, 2018 - 18:07
Lexo detajet

Gazeta Insajderi ka siguruar një video ekskluzive nga kuvendi i organizatës “Syri i Populli”.

Në këtë video, takimin e udhëheq një anëtar tjetër i kësaj organizate të konsideruar tash edhe terroriste, dhe jo Murat Jashari.

Ambienti në të cilin është mbajtur, siç thuhet aty, Kuvendi i ‘Syrit të Popullit” është po i njëjti ambient në të cilin Murat Jashari kishte dhënë edhe fjalimin e tij tashmë të famshëm për planet e kësaj organizate për të eliminuar liderët e Republikës së Kosovës.

LEXO EDHE: Prokuroria Speciale e interviston Hashim Thaçin për “Syrin e Popullit”

Në këtë të ashtu-quajtur Kuvend, ‘Syri i Popullit” i miraton në pika të trasha orientimet e organizatës, si dhe më vonë edhe liderët e degëve të saj. Një nga qëllimet e kësaj organizate është edhe Bashkimi Kombëtar. 

Në rastin penal të Prokurorisë Speciale kundërorganizatës “Syri i Popullit” deri tash janë akuzuar  Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirija Luzha. Ata akuzohen për përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Murat Jashari po ashtu akuzohet për veprën penale të hakmarrjes lidhur me plagosjen e Azem Vllasit më 12 mars të vitit të kaluar.