Kupa e Botës 2022: Pse popullariteti i Lionel Scalonit mund ta ndihmojë Argjentinën të fitojë në Katar

Kupa e Botës 2022: Pse popullariteti i Lionel Scalonit mund ta ndihmojë Argjentinën të fitojë në Katar

Botërori 2022 December 16, 2022 - 09:59
Lajmet e fundit nga Sporti

Lionel Scaloni kishte një vit në pension dhe po ndiente një zbrazëti brenda, që ishte e vështirë të injorohej.

Ish-mbrojtësit të West Ham Unitedit i kishte munguar aq shumë futbolli, saqë ai ishte i gatshëm t’i telefononte Son Caliut, klubit amator pranë shtëpisë së tij në ishullin e Mallorcas, për të thënë se ishte në dispozicion për të punuar me djemtë e tyre nëse ata kishin një pozicion për atë.

Dhe kështu bëri, në vitin 2016. Ishte atëherë, pas një seance stërvitore, ai dëgjoi lajmin se Lionel Messi kishte vendosur të linte kombëtaren, Argjentinën. Ai nuk mund ta besonte dhe vendosi të postonte një foto të ish-shokut të tij të skuadrës në finalen e Copa America-s të atij viti me një mesazh të dëshpëruar.

“Ky imazh i thotë të gjitha… Mos shko, Lio”, shkroi ai.

 

 

Scaloni nuk mund ta dinte në atë kohë, por gjashtë vjet më vonë ai po përgatitet për një finale të Kupës së Botës kundër Francës, pasi ka mundur deri më tani të sjellë versionin më të mirë të Messit për amerikano-jugorët dhe t’i japë fund një thatësire 28-vjeçare për titull duke e fituar atë.

2021 Copa America në Brazil. Ishte fillimi i “La Scaloneta”, ashtu siç skuadra është mbiquajtur që atëherë. Trajneri 44-vjeçar tashmë është njeriu më popullor në vend.

Aq shumë sa që edhe para fillimit të fushatës, atij i ishte rinovuar kontrata deri në vitin 2026. Trajneri i fundit i Argjentinës që ka qëndruar në krye pas një Botërori ishte Marcelo Bielsa në 2002.

Është një dëshmi e popullaritetit të tij të jashtëzakonshëm, me të gjithë ekipin dhe bazën e tifozëve që kanë një besim të verbër te trajneri i tyre.

“Nëse është ora 10 e mëngjesit dhe Scaloni na thotë natën e mirë, atëherë është natë edhe për ne”, tha mesfushori i Atletico Madridit, Rodrigo de Paul.

Ndryshe nga ajo që ndodhi në të kaluarën, Messi dhe Co tani shikojnë në gropë dhe shohin një të tyren. Nëse ata do të sjellin trofeun në shtëpi për herë të parë që nga viti 1986, kjo do të jetë edhe më vendimtare.

“Ne kemi një staf stërvitor me Scalonin dhe ish-futbollistë të tjerë si [Pablo] Aimar, [Roberto] Ayala dhe [Walter] Samuel, të cilët kaluan shumë gjëra me fanellën e Argjentinës, e dinë se çfarë përfaqëson dhe janë në gjendje të kaloje atë”, ka thënë ish-mesfushori Lucho Gonzalez për “BBC Sport”, percjell Zeri.info.

Dhe pastaj ne kemi një grup që, ju mund ta shihni shumë qartë, punon me gëzim kur ata mblidhen së bashku. Ne kemi gjithashtu lojtarin më të mirë në botë, por ekipi e bën atë të ndihet mirë dhe nuk mbështetet vetëm tek ai. Kjo ka qenë thelbësore ndaj këtij procesi”, shton ai.

“Ai do të shkojë në Kupën e Botës të motoçiklizmit, jo në atë të futbollit”.

Mania Scaloni ishte në lëvizje të plotë në Argjentinë në përgatitjen e kësaj Kupe Botërore, por askush nuk mund ta parashikonte kur njeriu nga fshati i vogël i Pujatos u emërua për herë të parë si përzgjedhës kujdestar pas fushatës katastrofike të Rusisë 2018.

Kritikat ishin të tilla që edhe legjendari, Diego Maradona tha në atë kohë se i vetmi Botëror ku do të shkonte ishte ai i motoçiklizmit, jo ai i futbollit.

Një person i rezervuar dhe me këmbë në tokë, Scaloni i dëgjoi të gjitha këto, por zgjodhi të mos përgjigjej. Pasi ka punuar si asistent i Jorge Sampaolit te Sevilla dhe më pas e ka ndjekur në kombëtaren e Rusisë, ai nuk mund të debatonte shumë për mungesën e eksperiencës. Në fund të fundit, dy vjet më parë, ai ishte ende duke stërvitur fëmijët në klubin e lagjes së tij.

Shkuam bashkë në Botërorin 2006, por, pavarësisht karrierës së tij të jashtëzakonshme, nuk mund ta imagjinoja që do të bëhej trajneri që është tani”, kujton Lucho, i cili po e nis edhe jetën e tij si trajner.

“Është e natyrshme që ai u pyet pak në fillim. Mediat nuk dinin shumë për kapacitetin e tij, por ka rezultuar një lëvizje shumë e zgjuar nga federata”.

“Unë besoj se koha ka treguar se, nëse nuk fokusoheni shumë në rezultatet e hershme, proceset funksionojnë. Dhe ato kanë funksionuar”.

Kuptimi në Argjentinë është se “La Scaloneta” ka një bashkim të madh, të krijuar gjatë disa viteve. Kur mesfushori i Juventusit, Leandro Paredes festoi ditëlindjen në Ibiza verën e kaluar, 13 anëtarë të skuadrës bënë udhëtimin për të qenë me të.

Scaloni ka vetëm një rregull sa herë që janë në kamp: të gjithë lojtarët duhet të ulen në të njëjtën tryezë dhe të jenë në gjendje të shikojnë njëri-tjetrin në sy.

Nuk është çudi që, ndoshta për herë të parë që nga viti 2006, argjentinasit besojnë vërtet se mund ta fitojnë Kupën e Botës. As rezultati i Arabisë Saudite nuk e ndryshoi këtë.

Zakonisht nuk ka rëndësi se si arrini në këto turne, por pa dyshim që arritja atje si një nga pretendentët e titullit dhe me një atmosferë kaq të mrekullueshme i emocionon tifozët”, ka thënë Lucho.

“Është një Botëror i veçantë, i pari ynë pa Maradonën, një njeri i dashur nga të gjithë argjentinasit – dhe veçanërisht nga unë – i cili do të ishte gjithmonë pranë në këto momente. Por nuk kam dyshim se ai po na mbështet nga lart”, përfundoi ai. /Zeri.info