Trajneri i Zvicrës rrezikon të shkarkohet pas humbjes poshtëruese ndaj Portugalisë
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, e ka vënë në rrezik pozitën e tij si trajner i kombëtares së Zvicrës pas humbjes 6-1 ndaj Portugalisë.
Yakin u kritikua për vendimet taktike të marra në Kupën e Botës, ku në ndeshjen e fundit ai luajti me pesë mbrotjës në një ndeshje zyrtare.
Ky vendim e ka habitur edhe Xherdan Shaqirin, që sipas Digisport, ai tha se “trajneri ndryshoi planin. Ne duhej të përshtateshim, por në fund nuk funksionoi”.
Por, për Yakin, nuk ishte faji tek ndryshimi i formacionit, por mungesa e freskisë së lojtarëve të tij.
“Kemi shpenzuar shumë energji në fazën e grupeve”, është shprehur ai, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediumit Digisport, është e dyshimtë nëse këto argumente do të mjaftojnë që Yakin të vazhdojë të mbaj pozitën e tij si trajner, ku edhe reagimi i Shaqirit pash ndeshjes tregoi pakënaqësinë.