FIFA e dënon Serbinë me 20 mijë franga për shkak të flamurit me hartën e Kosovës në zhveshtore

FIFA e dënon Serbinë me 20 mijë franga për shkak të flamurit me hartën e Kosovës në zhveshtore

Botërori 2022 December 07, 2022 - 17:46

Komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Serbinë me 20 mijë franga zvicerane për shkelje të nenit 11 të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe nenit 4 të Rregullores së Kupës së Botës FIFA 2022 në lidhje me flamurin skandaloz të shfaqur në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes kundër Brazilit.

Gjegjësisht, pas ndeshjes kundër Brazilit, në dhomën e zhveshjes të cilën e shfrytëzon përfaqësuesja e Serbisë, është varur një flamur me hartën e Kosovës të lyer me ngjyrat e flamurit serb, me sloganin: “Jo dorëzim”, shkruan Demokracia.com.

Ky dënim i FIFA-s është vetëm për shkak të flamurit skandaloz të Serbisë të shfaqur në dhomat e zhveshjes.

Serbia pritet të dënohet edhe për fyerjet e trajnerit serb dhe tifozëve serbë të cilët fyen shqiptarët gjatë ndeshjes me Zvicrën.

Ndërkaq, pa dënime nuk ka shpëtuar as Kroaica dhe Arabia Saudite.

Komisioni disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) gjobiti Federatën Kroate të Futbollit (HNS) me 50 mijë franga zvicerane për sjelljen e disa tifozëve në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar kundër Kanadasë.