Fitorja e madhe e Portugalisë dhe lënia në stol, flet Ronaldo
Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen e tij pasi u ul në stol për ndeshjen e 1/16 të Kupës së Botës të Portugalisë kundër Zvicrës.
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, e la Ronaldon në stol për ndeshjen e fazës “nokaut”.
Pas ndeshjes, ylli portugez i futbollit ka përdorur llogarinë e tij në Instagram për të shkruar disa fjalë për fitoren e Portugalisë.
“Ditë e pabesueshme për Portugalinë, me një rezultat historik në kompeticionin më të madh në futbollin botëror. Ekspozita luksoze e një ekipi plot talent dhe rini. Përzgjedhja jonë është për t’u përgëzuar. Ëndrra është e gjallë! Deri në fund! Forca, Portugali”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social, përcjell Demokracia.com.
Ronaldo u pa duke u larguar nga fusha i vetëm ndërsa pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij festuan fitoren e tyre të madhe.