Zyrtare: Eden Hazard pensionohet nga kombëtarja e Belgjikës

Zyrtare: Eden Hazard pensionohet nga kombëtarja e Belgjikës

Botërori 2022 December 07, 2022 - 12:23
Lajmet e fundit nga Sporti

Futbollisti Eden Hazard ka njoftuar zyrtarisht se është pensionuar nga futbolli me kombëtaren e Belgjikës.

Lajmi u konfirmua nga vetë lojtari belg, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Sot kthehet një faqe… Faleminderit për dashurinë tuaj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pashoqe. Faleminderit për gjithë këtë lumturi të përbashkët që nga viti 2008. Kam vendosur t'i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Vazhdimi është gati. Do të më mungosh….#onestensemble”, shkroi Hazardi.

31-vjeçari tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, pas 126 paraqitjeve dhe 33 golave me Belgjikën. /Zeri.info