Xhaka, optimist se do të kualifikohet Zvicra

Xhaka, optimist se do të kualifikohet Zvicra

Botërori 2022 November 29, 2022 - 10:35

Zvicra humbi nga Brazili 1:0 dhe tashmë kualifikimin do ta kërkojë përballë Serbisë të premten. Natit i mjafton edhe një barazim, ndërsa për serbët vlen vetëm fitorja.

Kapiteni Granit Xhaka foli pas ndeshjes ndaj Brazilit.

“Brazili ka kualitete të mëdha. Në mbrojtje kemi luajtur mirë në shumicën e kohës. Brazili nuk ka pasur raste të pastra për shënim. Te goli i pranuar nuk kemi mundur të bëjmë shumë. Për mendimin tim, ne kemi përmirësuar paraqitjen në krahasim me ndeshjen ndaj Kamerunit”, tha Xhaka.

Ai foli edhe për ndeshjen vendimtare ndaj Serbisë.

“Do të japim çdo gjë në fushë. Do të luajmë futboll dhe le të fitojë më i miri”, u shpreh Xhaka.