Polonia shënon fitoren e parë në Botëror, mposht me rezultat komod Arabinë Saudite

Polonia shënon fitoren e parë në Botëror, mposht me rezultat komod Arabinë Saudite

Botërori 2022 November 26, 2022 - 16:07
Lajmet e fundit nga Sporti

Polonia ka marrë fitore të pastër ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2:0 për t’i marrë pikët e plota në Kampionatin Botëror “Katar 2022.

Zielinski ka shënuar golin e parë, ndërsa Lewandowski e ka shënuar të dytin. Ky ishte goli i parë i sulmuesit polak në një kampionat Botëror dhe ky gol do të mbetet në histori tek ai.

Polonia tash ka katër pikë, Arabia Saudite e dyta me tri pikë, Meksika ka një e treta ndërsa Argjentina është e fundit me zero pikë në Grupin C.