Për lëndimin që pësoi në Botëror, Neymar: Një nga momentet më të vështira të karrierës sime
Megjithëse Brazili pati një debutim mbresëlënës në Kupën e Botës, nuk ishte një natë perfekte për Neymar pasi ai duhej të zëvendësohej me një dëmtim në kyçin e këmbës.
Sulmuesi tani pritet të humbasë ndeshjen e radhës kundër Zvicrës dhe ndoshta ndeshjen e tretë në grup kundër Kamerunit, por më pas pritet të kthehet në fazën eliminatore nëse Brazili konfirmon kualifikimin e tyre.
Lojtari lëshoi ënjë deklaratë në rrjetet sociale të premten, duke ndarë një përditësim me fansat.
“Krenaria dhe dashuria që ndjej duke veshur këtë fanellë është e pashpjegueshme”, ka thënë ai.
“Nëse Zoti do më jepte mundësinë të zgjidhja ndonjë vend për të lindur, ai do të ishte gjithmonë Brazili.
“Asgjë në jetën time nuk ishte e dhënë apo e lehtë. Gjithmonë më është dashur të vrapoj pas ëndrrave dhe qëllimeve të mia.
“Sot u bë një nga momentet më të vështira të karrierës sime… dhe përsëri ishte në një Kupë Bote.
“Kam një dëmtim, po. Do të dhemb, por jam i bindur se do të jem në gjendje të kthehem sepse do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten time.