Kreshnik Spahiu: Mos i festoni fitoret e Kroacisë, nuk na njohin prejardhjen ilire

Botërori 2018 July 12, 2018 - 11:48
Lexoni më shumë detaje

Festa e tifozëve shqiptarë për skuadrën e Kroacisë, ka shqetësuar ish-kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai e quan qesharake gëzimin e shqiptarëve për fitoret e kroatëve.

“Jemi bere qesharak. Festojme per Gjermanine, per Italine, per Zviceren, per Kroacine, per Belgjike. Asnje popull ne bote nuk feston per tjetrin

“Grisen flamujt shqiptar. Kroatët tallen pse festojnë shqiptarët. Nuk na njohohin as për vëllezër as për Ilir. Troç dhe shqip: Populli ynë s’duhet tregohet kaq inferior se po na qesh Bota”, shkruan Spahiu. (TemA)

 

Të rekomanduara