Rakitic: Ky ishte problemi i Anglisë në duelin ndaj Kroacisë

Botërori 2018 July 12, 2018 - 07:58
Lexoni më shumë detaje

Ivan Rakitic ka analizuar fitoren ndaj Anglisë dhe finalen e Botërorit ndaj Francës.

Ivan Rakitic ka akuzuar Anglinë se nënçmoi Kroacinë në duelin e tyre në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror 2018.

LEXO EDHE: Modric sulmon anglezët pas kualifikimit në finalen e “Botërorit 2018”

Mesfushori ka thënë se Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen, derisa në fund u mposhtën nga Kroacia me rezultat 2:1.

“Duhet të jeni më korrekt. Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen”, deklaroi Rakitic, përcjell “lajmi.net”.

“Sa i përket finales, Franca ka një ekip shumë të fortë. Duhet të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme. Finalja e Botërorit është një ndeshej perfektë. Nëse jemi në finale, është pse duhet ta fitojmë”, u shpreh ai.

Të rekomanduara