Finalja e Kampionatit Botëror po afrohet dhe Era Istrefi bën reagimin e shumëpritur

Finalja e Kampionatit Botëror po afrohet dhe Era Istrefi bën reagimin e shumëpritur

Botërori 2018 korrik 11, 2018 - 13:22
Lajmet e fundit nga sporti

Më 15 Korrik në Rusi do të zhvillohet ndeshja e cila do ta nxjerrë fituesin e këtij Kapionati.

E këngëtarja Era Istrefi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam duke qenë se janë zërat e këngës së Botërorit do të jenë në atje për të performuar ‘live’ në natën finale, shkruan lajmi.net

Pjesëmarrja apo mospjesëmarrja e saj ishte shumë e diskutuar në mediat rozë dhe lajmi.net e pati konfirmuar këtë ekskluzivisht nëpërmjet një prononcimi që nëna e këngëtares e ka dhënë për ne.

Por të gjithë e kanë pritur konfirmimin publik të Erës dhe ja ku e bëri nëpërmjet një Instastory.

”Shihemi shumë shpejt Rusia”, ka shkruar këngëtarja kosovare duke ri-postuar një video të Pano Xhixhos.

‘Live it up’ u mirëprit nga publiku i huaj dhe ai vendor dhe në Youtube ka 87 milionë klikime.

Suksesi i Erës i ka gëzuar të gjithë shqiptarët dhe pikërisht për këtë arritje ka folur edhe motra e saj Nora Istrefi në një intervistë të fundit të dhënë për ‘Mirage’ dhe e gjeni në vazhdim.

Image