Franca, një ekip anti-futboll

Botërori 2018 July 11, 2018 - 10:32
Detajet

Portieri belg, Thibaut Courtois ka kritikuar stilin e lojës së Francës pas humbjes 1:0 të përfaqësueses së tij në gjysmëfinalen Botërorit, transmeton zeri.info

Courtois akuzoi Francën duke thënë se ata janë një ekip anti-futboll. Samuel Umtiti ishte golashënuesi i vetëm në këtë takim, ndërsa belgët nuk arritën dot t’i konkretizonin rastet e tyre.

“Është thjesht një ekip anti-futboll”, deklaroi Courtosi.

“Sulmuesi i tyre luante 30 metra larg portës së tij. Franca shënon përmes një goditje këndi dhe më pas nuk bën asgjë tjetër përveç se të mbrohet”, shtoi ai.

“Do të kisha preferuar që të humbnim në çerekfinale ndaj Brazilit, së paku ata ishin një ekip që donin të luanin futboll”, u shpreh portieri./Zëri

Të rekomanduara