Franca në finale të Botërorit

Botërori 2018 July 10, 2018 - 21:53
Detajet

Franca është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës pas triumfit minimal 1:0 ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, transmeton zeri.info

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse të dyja ekipet patën patën shanset e veta, nuk arritën dot t’i konkretizonin.

Pjesën e dytë e filluan shumë më mirë francezët që shënuan gol në minutën e 51-të përmes mbrojtësit  Samuel Umtiti.

Në pjesën e mbetur të takimit, belgët provuan që të gjenin golin e barazimit, por nuk arritën dot të gjenin rrjetën e Hugo Llorisit.

Në finale Franca do të takohet me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinales mes Anglisë dhe Kroacisë./Zëri

Të rekomanduara