Lovren, i gatshëm për përballjen me Kanen

Botërori 2018 July 10, 2018 - 12:52
Detajet

Mbrojtësi kroat, Dejan Lovren është shprehur i gatshëm para përballjes me Anglinë në gjysmëfinalen e Botërorit të mërkurën, transmeton zeri.info

Ai thotë se është i gatshëm për përballjen me sulmuesin anglez, Harry Kane. “Ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në Premierligë”, deklaroi Lovren.

“Ai meriton çdo lëvdatë për atë që bën. Në edicionet e fundit ai gjithmonë ka shënuar mbi 25 gola dhe ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë”, shtoi mbrojtësi i Liverpoolit, i cili është përballur shpeshherë me Kanen në Premierligë.

“Por, më pëlqen t’i sfidojë këta sulmues dhe t’iu tregoj të gjithëve se unë jam njëri prej mbrojtësve më të mirë”, u shpreh ai./Zëri

Të rekomanduara