Mandzukic: Do të japim gjithçka nga vetja ndaj Anglisë

Botërori 2018 July 09, 2018 - 21:06
Detajet

Mario Mandzukic është mbrojtësi i parë i Kroacisë, pasi sikurse në klubin e tij edhe në kombëtare gjithmonë e jep më të mirën. 

Sulmuesi i Juventusit në ditët e fundit ka qenë në qendër të medieve kroate, pasi në vendin nga vjen, një qytezës e vogël, Slavonski Brod, ai e ka paguar një ekran gjiganti për të ndjekur të gjithë së bashku aty ndeshjen gjysmëfinale me Anglinë.

“Mos u shqetësoni, unë dhe skuadra kemi akoma për të dhënë ndaj Anglisë. Do të luftojmë deri në fund, dhe në rast nëse humbasim askush nuk mund të na kritikojë”.

“Nuk e di se ku e gjej forcën. Kujtoj disa ekspertë përpara fillimit të kampionatit thanë se Mandzukic nuk është mirë për shkak të moshës”.

“Mesa duket paskan pasur të drejtë, pasi tani kemi një të ri, më i mirë se Mandzukici që njohin”.

“Unë përpiqem gjithmonë të jap më të mirën për klubin dhe vendin tim”, ka deklaruar Mandzukic.

Kroacia është afër që ta përsërisë, por edhe ta kalojë arritjen më të madhe në histori të këtij shtetit, kur në vitin 1998, zunë vendin e tretë.

Të rekomanduara