'E kemi ndalur Messin, do ta ndalim edhe Belgjikën'

Botërori 2018 July 09, 2018 - 20:50
Detajet

Didier Deschamps është paraqitur për herë të fundit në konferencë për shtyp para ndeshjes me Belgjikën.

Franca, nesër (e martë) do të zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Belgjikës.

Trajneri Deschamps, është deklaruar optimist para kësaj ndeshje.

“Jemi përgatitur për çdo të papritur, pavarësisht se si rivalët tanë do të luajnë në këtë sfidë. Përgatitja është e njëjtë si për ndeshjet e tjera”, ka deklaruar Deschamps.

“Njësoj si kur mundëm Argjentinën dhe ndalëm Messin një javë më parë. Kante e bllokoi mjaft mirë argjentinasin, kjo është e vërteta dhe kur Leo luajti ndaj nesh, thuajse ishte inekzistent në fushë”, tha Deschamps për mediat.

Të rekomanduara