Henderson mungon ndaj Kroacisë?

Botërori 2018 July 09, 2018 - 10:46
Detajet

Jordan Henderson mund të mos jetë i gatshëm për Anglinë në sfidën gjysmëfinale të Botërorit kundër Kroacisë, transmeton zeri.info

Henderson ka pësuar një lëndim në gju dhe paraqitja e tij ndaj Kroacisë është vënë në dyshim. Problemi i mesfushorit nuk shihet të jetë edhe aq serioz, por stafi mjekësor i Anglisë është në vëzhgim të gjendjes së lojtarit para ndeshjes të së mërkurës.

Përveç Hendersonit, shqetësim për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate mbetet edhe Jamie Vardy, i cili mungoi në fitoren 2:0 ndaj Suedisë të shtunën.

Henderson është paraqitur në katër ndeshje deri më tani në Botëror, ndërsa ka munguar vetëm në humbjen 1:0 ndaj Belgjikës në fazën e grupeve, kur Southgate bëri ndryshime në formacion./Zëri

Të rekomanduara