Do të japim gjithçka kundër Anglisë

Botërori 2018 July 09, 2018 - 10:29
Detajet

Mario Mandzukic insiston se Kroacia do të japë gjithçka në sfidën gjysmëfinale të Botërorit kundër Anglisë, por thotë se ata nuk mund të fajësohen nëse humbasin, transmeton zeri.info

Të dy përfaqësueset do të garojnë në gjysmëfinale të Kupës së Botës të mërkurën, me të dyja ekipet që do të kërkojnë finalen e së dielës kundër Francës apo Belgjikës. “Mos u shqetësoni, ende kam diçka për të ofruar ndaj Anglisë. Ne do të luftojmë deri në fund”, deklaroi Mandzukic.

“Dhe në rast se humbim, askush nuk mund të na fajësoj neve”, shtoi sulmuesi i Juventusit.

“Ku e gjej fuqinë? Unë me të vërtetë nuk e di. Më kujtohen disa ‘ekspertë’ para Kupës së Botës duke thënë se nuk është më ai Mandzukici i vjetër. Epo, ai e ka pasur mirë, ky është një Mandzukic i ri, edhe më i mirë. Unë gjithmonë jap më të mirën për klubin dhe për shtetin tim”, u shpreh ai.

Mandzukic është paraqitur në 87 ndeshje deri më tani për përfaqësuesen kroate dhe ka shënuar gjithsej 31 gola./Zëri

Të rekomanduara