Gjest fantastik nga Mandzukic për tifozët kroatë

Botërori 2018 July 08, 2018 - 22:20
Ja çfarë ka bërë ai

Mario Mandzukic i kishte harxhuar katër mijë euro për t’iu blerë birra njerëzve në vendlindjen e tij për ndeshjen Kroaci – Rusi.

Sulmuesi i Juventusit ishte përkujdesur që të shtunën mbrëma tifozët kroatë të kishin çfarë të pinin pa futur dorën në xhep gjatë ndeshjes çerekfinale të cilën Kroacia e fitoi në penallti ndaj Rusisë në Kupën e Botës, transmeton Gazeta Express.

Lajmi është konfirmuar nga Radio Slovenija, që theksoi se tifozët u mblodhën në Bord Fortress në Slavonski Brod dhe e larguan etjen gjatë kohës shtesë dhe gjuajtjeve të penalltive.

Kjo nuk është hera e parë që 32-vjeçari tregon zemërgjerësinë për vendin e tij, pasi vitin e kaluar i dhuroi plot 20 mijë euro për zjarrfikësit në Dalmatia.

Kroacia do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, derisa në gjysmëfinalen e parë ndeshen Belgjika me Francën.

 

Të rekomanduara