Presidenti Putin kërkon shpjegime, mbledh skuadrën pas humbjes

Botërori 2018 July 08, 2018 - 16:35
Detajet

Rusia bëri një lojë të bukur mbrëmjen e djeshme kundër Kroacisë, megjithëse u ndalën nga penalltitë dhe i dhanë lamtumirën Botërorit të organizuar nga vetë ata. 

Pas kësaj duket se Presidenti Putin dëshiron ca shpjegime mbi ndeshjen.

Ai i ka ftuar futbollistët rusë dhe menaxherin e tyre Stanislav Cherchesov në Kremlin për të diskutuar performancën e tyre në ndeshjet e Kupës së Botës, ku ekipi arriti çerekfinalen, por jo gjysmëfinalen.

“Putini e telefonoi Cherchesov të shtunën për t’i uruar atij dhe ekipit fat përpara ndeshjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, raportoi TASS.

“Ata patën një bisedë telefonike përsëri pas ndeshjes, ku Putin e ka lavdëruar ekipin për performancën e tyre të bukur në ndeshjen historike kundër Kroacisë. Presidenti e ka ftuar menaxherin e ekipit dhe lojtarët të marrin pjesë në një takim të dedikuar rezultateve në Kupën e Botës”, shtoi ai, përcjell albeu.com

Të rekomanduara