Trajneri i Meksikës e ka formulën për të mposhtur Brazilin

Botërori 2018 July 02, 2018 - 14:04
Detajet

Brazili do të përballet sot në Meksikën, ku në përfundim të kësaj ndeshje skuadrës humbëse do ti duhet të largohet për në Amerikën Latine.

Brazili duket favorit në këtë përballje por deri tani kemi parë se nuk ka më skuadra të mëdha në këtë Botëror dhe gjithçka mund të ndodhi. 

Së fundmi ka folur edhe tekniku i kombëtares së Meksikës dhe ka deklaruar se e ka formulën për ta mundur Brazilin, transmeton albeu.com

“Nuk po mendoj për t’u mbrojtur dhe për ta lënë Brazilin të qetë të luajë. Nëse do të qëndrojmë në mbrojtje, ata kanë lojtarët e duhur për të na vënë në vështirësi dhe për ta zhbllokuar sfidën. Do të luajmë në sulm dhe do të krijojmë rastet tona. Duhet të jemi më të saktë përpara portës kundërshtare. Kemi shumë lojtarë cilësorë në mesfushë, të cilët kanë teknikë për ta zgjidhur ndeshjen. Brazili është ekipi më i mirë në botë për momentin, por ne do të luajmë si të barabartë”, tha trajneri Osorio

Të rekomanduara