Mbappe, i ngjashëm me Ronaldon

Botërori 2018 July 02, 2018 - 10:54
Detajet

Raphael Varane shprehet se bashkëkombësi i tij, Kylian Mbappe është i ngjashëm me ish-futbollistin brazilian, Ronaldo, transmeton zeri.info

Adoleshenti i Paris Saint-Germainit shënoi dy gola në fitoren e Francës 4:3 ndaj Argjentinës në të tetën e finales së Botërorit dhe Varane ka lavdëruar sulmuesin pas kësaj paraqitje. “Kylian ka shumë talent, shpejtësi dhe gola, por ai ende është shumë i ri”, deklaroi Varane.

“Ai ka kualitete të ngjashme me brazilianin Ronaldo, por ai gjithashtu është diçka më ndryshe, atij i pëlqen driblimi, ai po vazhdon të  mësojë dhe ne jemi të lumtur që e kemi një lojtar si ai”, shtoi ndër të tjera mbrojtësi i Real Madridit./Zëri

Të rekomanduara