Ospina: Anglia nuk na frikëson

Botërori 2018 July 02, 2018 - 10:41
Detajet

David Ospina është i vetëdijshëm se Kolumbia do të ketë përballë një skuadër të fortë si Anglia në të tetën e finales së Botërorit të martën, por beson se ekipi i tij mund të arrijë një rezultat të favorshëm, transmeton zeri.info

Ospina thotë se Kolumbia nuk frikësohet nga anglezët.

“Ne kemi një ekip më të mirë sesa para katër vitesh. Ne jemi së bashku, kemi më shumë përvojë dhe një skuadër më të fortë se në Brazil”, deklaroi Ospina.

“Ne kemi përvojë dhe kualitet. Lojtarët tanë luajnë në klubet më të mira, ligat më të mira dhe janë mësuar të luajnë në ndeshje të këtij niveli, kështu që asgjë nuk na frikëson. Anglia është një skuadër e mirë, por neve nuk na interesonte se me kë do të përballeshim. Ne thjesht e dinim se do të japim gjithçka për shtetin tonë. Është një nder i madh që të luash për Kolumbinë”, shtoi portieri i Arsenalit, i cili gjithashtu lavdëron tifozët kolumbianë për përkrahjen e madhe.

“Përkrahja e tyre ka qenë e jashtëzakonshme. Ka qenë inspirimi ynë. Ka kolumbianë anë e mbanë botës, por përkrahja këtu në Rusi, thotë gjithçka për ne”, u shpreh ai./Zëri

Të rekomanduara