Legjenda angleze: Januzaj të shpallet personaliteti i vitit

Botërori 2018 July 02, 2018 - 09:09
Lexoni më shumë detaje

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, ka një mendim ndryshe për futbollistin shqiptar të Belgjikës, Adnan Januzajn.

Këtë ai e ka shprehur nëpërmjet një postimi në Twitteri, ku ka thënë se Januzaj duhet të shpallet personaliteti i vitit nga BBC Sports, transmeton Gazeta Express.

Për këtë ai jep arsyen se mesfushori shqiptar shënoi golin që i shkaktoi humbjen Anglisë ndaj Belgjikës. 

Nëse skuadra angleze do të fitonte apo barazonte, “Tre Luanët” do të gjendeshin nga ana e rrugës së ferrit ku skuadrat favorite po eleminohen me rradhë.

Kërkesa e tij duket qesharake, por ka vërtetësi në ato që thotë, pasi Portugalia, Argjentina dhe Spanja janë eleminuar tashmë.

Image

 

 

Të rekomanduara