Kroacia – Danimarka, ky është çerekfinalisti i radhës!

Botërori 2018 July 01, 2018 - 22:46
LAJMI I FUNDIT

Kroacia është çerekfinalisti i radhës i Kampionatit Botëror, shkruan Zeri.info.

Kroatët fituan ndaj Danimarkës falë penalltive me rezultat 3:2, respektivisht me rezultat të përgjithshëm 4:3, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Ndeshja ka qenë mjaft e zbehtë gjatë 120 minutave lojë.

Luka Modric e ka humbur penalltinë te Kroacia në minutën e 116-të, duke e lëshuar një rast jetësor për ta dërguar ekipin e tij tutje.

Mathias Joergensen e ka kaluar Danimarkën në epërsi qysh në minutën e parë, kurse Mario Mandzukic barazoi gjithçka në minutën e katërt.

Deri në fund, skuadrat nuk mundën më të shënonin gola. /Zëri/

Të rekomanduara