U eliminua nga Rusia, kjo është deklarata prekëse e Sergio Ramosit

Botërori 2018 July 01, 2018 - 22:04
LAJMI I FUNDIT

Spanja ishte befasia e radhës në këtë Botëror, duke u mposhtur pas 11-metërshave nga Rusia organizatore.

120 minutat e lojës nuk e vendosën skuadrën e kualifikuar, megjithëse Spanja dominoi ndeshjen, duke krijuar shumë volum loje dhe raste për shënim, ndërsa në fund ishin rusët që kaluan në çerekfinale.

Pas takimit ka folur kapiteni spanjoll Sergio Ramos, i cili e vlerëson këtë ndeshje si momentin më të vështirë të jetës së tij, ndërsa thotë se së bashku me shokët e ekipit dhanë maksimumin në këtë ndeshje, transmeton Top Channel.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Ky është një nga momentet më të vështirë të jetës sime. Por janë gjëra që ndodhin. Jam krenar që jam spanjoll. Ishte një ndeshje e vështirë, dominuam, patëm mundësi për të fituar por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e krijuara. Të gjithë ëndërronim të ngrinim trofeun. Gjithsesi, jam krenar për shokët e mi, krenar për Spanjën, dhe shpresoj që edhe tifozët në stadium dhe në Spanjë ta kenë parë se u munduam me të gjitha mënyrat për të fituar. Edhe ata duhet të jenë krenarë”, u shpreh kapiteni Ramos.

Të rekomanduara