Neymar: Dua hakmarrje ndaj Gjermanisë, nuk do të kishim humbur 7-1 me mua në fushë

Botërori 2018 June 15, 2018 - 10:59
Lexo detajet!

Rikthimi në lojë gjatë një Kupe Bote nuk mundet veçse të shkaktojë një dridhje të fortë në kurriz, për shkak të kujtimit të atij 4 korriku të vitit 2014, kur karriera e tij rrezikoi fuqishëm që të shkatërrohej që në fillimin e saj, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në vertebrën e tretë, të shkaktuar nga ndërhyrja e Zunigas në çerekfinalen e Botërorit “Brazil 014”.

Pas një mungese të gjatë, ylli brazilian ia doli të rikthehej në fushë që gushtin e kaluar u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori, pas transferimit nga Barcelona te PSG-ja.

Por, tani është koha për tu hakmarrë me fanellën e Brazilit, me të cilën gjithsesi fitoi më pas titullin olimpik në Rio në vitin 2016.

Gjithsesi, një Botëror është diçka krejt ndryshe, ndaj dhe sulmuesi brazilian i PSG, është i paduruar. Në një intervistë për “Spox.com” O Ney u rikthye të flasë me pak modesti, duke u rikthyer edhe në kujtimet e asaj humbje të rëndë 1-7 të Brazilit ndaj Gjermanisë.

“Do të ishte bukur sikur ajo ndeshje të mund të riluhej, me mua në fushë”, tha fillimisht Neymar.

“Jam i sigurt që rezultatin do të ishte krejtësisht ndryshe, por fatkeqësisht fati deshi ndryshe. Ndaj duhet ta pranoj, ndonëse nuk është e lehtë”.

“Tani duhet të mendojmë për këtë Botëror, shpresoj të përballemi me Gjermaninë, në mënyrë që të hakmerremi”, deklaroi mes tjerash Neymari, me Brazilin që do të debutojë në Rusi të dielën në orën 20:00, në ndeshjen kundër Zvicrës.

Neymar parashikohet të jetë në sulm përkrah me Willian, Gabriel Jesus dhe Coutinho./Express/

Të rekomanduara